MARKETING NE RRJETET SOCIALE

 Rrjetet sociale po njohin një përdorim tejet të madh këto vitet e fundit. Thelbi i efektivitetit të Facebook është platforma e saj reklamuese. Është një treg shumë i populluar reklamimi. Facebook ‘përkrah’ më shumë se 2 milionë reklamues aktivë (që nënkupton se ata e kanë përdorur platformën gjatë 28 ditëve të fundit). Ja ku fillon avantazhi i marketingut të përgjigjeve direkte. Shumë individë janë përdorues të përditshëm të një apo disa rrjetetve sociale. Kështu që kompanitë dhe bizneset po i kushtojnë rendëi të madhe strategjive të marketingut në rrjetet sociale. Duhet të jenë prezentë me shërbimet dhe produktet e tyre atje ku konsumatorët janë. Nëse strategjitë hartohen dhe implementohen në mënyrë korrekte ato rritin efikasitetin e strategjive të tjera të marketingut, duke përfshirë edhe SEO. Nëse e keni vënë re në shumë raste linku dhe adresa e llogarisë, kryesisht në Facebook, ju shfaqet para kur ju kërkoni për një kompani të caktuar. Marketing në rrjetet sociale ju mundëson të jeni atu ku klientët tuaj dhe ata potencialë janë. Gjithashtu ju mundëson të keni trafik ose vizitorë në faqet tuaja të internetit, rritjen e shikueshmërisë së markës dhe më e rendësishmja, të keni fitime. Së fundmi Facebook si rrjeti më popullor dhe më i përdorur të pakten në Europë, ka ndryshuar shumë kushtet. Tanimë një faqe nuk ka atë shfaqje të madhe si më parë, duke i ulur ndjeshëm për të ndërmarrë fushata promovuese me para. Kjo nuk ka sjellë rezultatet e pritshme. Ne jemi një agjensi, ku pjesë e jona punojnë staf i specializuar në strategjitë dhe teknikat e marketingut në rrjetet sociale, menaxhimin e tyre dhe rritjen e efikasitetit. Jemi të gatshmëm për t`ju ndihmuar.

0 Comments

Newest