ÇFARË ËSHTË MARKETINGU NË RRJETET SOCIALE?

 Marketingu në rrjetet sociale është një formë e marketingu në internet që ndërthur kanale të ndryshme në rrjetet sociale në mënyrë që të arrihen ovjektivat e vendosura. Mund të jenë individë apo kompani biznesi. Mund të konsitojnë në njohjen e markes apo shitjen e produkteve/shërbimeve. Aktivitetete kryesore që përfshihen në marketingun në rrjetet sociale janë shpërndarja e përmbajtjeve të ndryshme, posteve, videove dhe imazheve me qëllime marketingu.




PSE DUHET TË PËRDORNI MARKETINGUN NË RRJETET SOCIALE?

SEPSE ATY JANË KONSUMATORËT

Nuk ka rendësi industria ku operoni, sepse konsumatorët janë duke përdorur rrjetet sociale akoma më shumë. Ju duhet të jeni aty për të mbajtur komunikim të vazhdueshëm me ta. Për ti njohur me produktet dhe shërbimet e reja, ofertat dhe promocionet. Ju duhet të jeni aty edhe për ti rikujtuar emrin e markës tuaj që të jetë zgjedhje për ta.

SEPSE ATY KA INDIVIDË QË DUAN PRODUKTET TUAJA

Nëse jeni duke ofruar produkte apo shërbime, me siguri dikush është duke kërkuar për t`i përfituar. Nëse nuk jeni prezentë, konkurrenti juaj sapo përfitoi një konsumator tjetër që mund të ishte i juaji.

SEPSE ATY KA INFORMACION

Studimi i tregut kushton dhe në varësi të kapaciteteve ekonomike disa kompani nuk arrijnë të zhvillojnë potencialin e tyre. Rrjetet sociale të ofrojnë sot mundësinë e mbledhjes së informacionit duke kryer një hulumtim të thjeshtë. Madje edhe konsumatorët tuaj japin mendime rreth produkteve edhe shërbimeve tuaja. Pra ju mund të keni komunikim të vazhdueshëm dhe informacion të vazhdueshëm rreth tregut dhe konsumatorëve, kërkesat dhe opinionet e tyre.

ATEHËRE JU KENI NEVOJË PËR KONSULENCË MARKETINGU

Pjesa më e madhe e bizneseve nuk kanë punonjës që merrem me marketingun në rrjetet sociale, me postimet e tyre dhe aq më pak me hulumtime tregu. Për të rritur potencialin, shtuar konsumatorët dhe njohur emrin tuaj ju nevojitet konsulencë profesionale. Ne kemi informaconin, strategjitë, njohuritë dhe aftësitë që të ju mundësojmë arritjen e objektivave tuaj, shtimin e klientëve dhe njohjen më të madhe të emrit të kompanisë tuaj.


0 Comments